Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Bota

Vaksinohet kreu i OBSH-së, merr dozën e parë të vaksinës anti-Covid dhe u bën thirrje qytetarëve: Ju lutem…

Shkruar nga Newsbomb
Vaksinohet kreu i OBSH-së, merr dozën e parë të

Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), Tedros Ghebreyesus, ditën e djeshme ka marrë dozën e parë të vaksinës kundër covid-19 dhe u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve të vaksinohen.

Ka qenë vetë Ghebreyesus, i cili ka bërë të ditur këtë lajm përmes disa fotove nga procesi i vaksinimit, duke mos bërë publike llojin e vaksinës që kishte marrë.

Duke qenë se ditën e djeshme ishte “Dita ndërkombëtare e infermierëve”, Ghebreyesus përfitoi nga rasti për të falenderuar të gjithë infermierët në të gjithë botën për punën e pa lodhur që kanë kryer gjatë periudhës së pandemisë.

 “Sot ishte radha ime për t’u vaksinuar kundër Covid-19. Vaksinat shpëtojnë jetë.Nëse ju jetoni në një vend ku vaksinat janë në dispozicion, ju lutem vaksinohuni kur të jetë radha juaj.

Për t’i bërë vaksinat të disponueshme për të gjithë ata që kanë nevojë për to, qeveritë, prodhuesit dhe palët e tjera të interesuara duhet të angazhohen për të ndarë dhe proshuar mëshumë doza të vaksinave Covid-19, për t’u mbrojtur të gjithë.  I gëzuar që pata mundësinë në Ditën Ndërkombëtare të Infermierëve për të falenderuar të gjithë inferimierët të cilët kanë punuar gjatë periudhës së pandemisë. Falenderimet, adimiri dhe respekti im për të gjithë infermierët në të gjithë botën. Gjithashtu unë vizitova njësinë e Covid në Gjenevë ku përshëndeta infermierët dhe personelin tjetër për punën e palodhshme gjatë gjithë kësaj kohë të cilët shpëtuan dhe ngushëlluan me qindra pacientë” , shkruan ai.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll