Tirana
clear sky
21.5 ° C
21.5 °
21.5 °
68 %
2.1kmh
0 %
Pre
39 °
Sht
39 °
Die
40 °
Hën
39 °
Mar
37 °
E premte, 30 Korrik, 2021

Vaksinimi në gjimnazin ‘Qemal Stafa’, Manastirliu siguron mësuesit: AstraZeneca ofron mbrojtje më të lartë në fazat e para

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

7dc733dc32999abe6055bc64a45bb1fc

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ishte e pranishme në ambientet e gjimnazit ‘Qemal Stafa’ në Tiranë, ku po vijon procesi i vaksinimit të stafit pedagogjik.

Ajo foli nga afër me mësuesit ku tha se vaksina është e sigurt dhe efektive, duke u bazuar edhe tek vendimi i djeshëm i EMA-s për AstraZeneca.

“Që prej fillimit të vaksinimit të mësuesve, në Tiranë janë hapur 7 gjimnaze si qendra vaksinimi. Është ulur hezitimi që kemi pasur ditët e para. Ajo që ne kemi ofruar është informacioni i bazuar në shkencë. Vaksinimi është e vetmja mënyrë për të këputur zinxhirin e infeksionit. Autoriteti Europian i Barnave që është EMA, dje kanë deklaruar se AstraZeneca ofron mbrojtje edhe më të lartë se është konstatuar në fazat e para. Kemi marrë masa për të vijuar këtë proces të vaksinimit që të gjithë mësuesit të sigurojmë mbrojtjen e tyre.

Janë më shumë se 6100 mësues që janë vaksinuar. Do të kemi shumë shpejt lajme të mira përsa i përket fillimit të një vaksinimi masiv, duke ulur grupmoshat të cilat janë duke u vaksinuar, por duke garantuar që në një kohë të shpejtë të kemi sa më shumë qytetarë të vaksinuar”, u shpreh ministrja Manastirliu.

Më shumë

spot_img
spot_img