Hapësire reklamuese

Aktualitet

Vaksinimi me pagesë në privat, flet Tomini: Qeveria ka detyrë ta bëjë falas për popullatën…

Shkruar nga Newsbomb
Eugena Tomini

Zv.ministrja e Shëndetësisë, Eugena Tomini teksa u pyet për mundësinë e vaksinimin me pagesë nga privati, tha se arritja e një vaksinimi fals të popullatës është detyrë e qeverisë.

Ajo shtoi se ky është një proces që kërkon kohë dhe e shikon si të vështirë mundësinë e blerjes së vaksinës nga privati.

“Duke parë vështirësinë e tregut farmaceutik. Tregtia apo sundimi i tregut farmaceutik, ka bërë që të kemi diferenca. Luftë tregtare. Duke parë luftën që është bërë kaq e ashpër, që mund të kemi një mbiprodhim përkundrejt kërkesës, e shoh që arritja e një vaksinimi të popullatës është detyrë e qeverisë, përkundrejt falas. Duke parë që qeveritë kanë probleme, e shoh pak të vështirë. Duke qenë se si rregullator të tregut, ky proces kërkon kohë, nga distributorët jo shtetërore”, u shpreh Tomini në Real Story.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.