Hapësire reklamuese

Aktualitet

Vaksinimi masiv, Silva Bino zbulon a ka pasur raste me efekt të rëndë anësor: Dy persona patën fryrje të buzës, ndërsa...

Shkruar nga Newsbomb
Vaksinimi masiv, Silva Bino zbulon a ka pasur raste me efekt të

Shefja e Departamentit të Epidemiologjisë pranë ISHP-së, Silva Bino, duke folur për procesin e vaksinimit masiv, tha sot në mbrëmje në “Open” se deri tani nuk është raportuar asnjë rast me efekt anësor të rëndë pas vaksinimit.

Ajo theksoi se janë raportuar dy raste pak të rënda si fryrje e buzës dhe efekte të mesme e të lehta.  

“Vaksinimi po ecën me ritme të mira. Nëse një qytetari i ofrohet vaksina, ai mund ta zgjedhë në momente të caktuara, në varësi të kushteve shëndetësore. Në përgjithësi përgjigja ka qenë pozitive për të marrë vaksinën. Për mësuesit ishte fati i keq se u bë në fillim të fushatës, diskutimi, por një pjesë u kthyen për tu vaksinuar. Ndërsa përgjigja e pedagogëve ka qenë masive. Dua të sqaroj që deri tani nuk kemi pasur asnjë efekt anësor të rëndë. Dy raste pak të rënda si fryrje e buzës, ka pasur efekte të mesme e të lehta”, tha Bino.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu