Tirana
clear sky
21.5 ° C
21.5 °
21.5 °
35 %
6.2kmh
0 %
Hën
19 °
Mar
26 °
Mër
27 °
Enj
27 °
Pre
28 °
E hënë, 14 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Vaksinimi masiv, Rama e nis ditën me një videomesazh: Këtë verë do të presim turistë nga e gjitha bota, për pak muaj kjo vuajtje do të mbarojë

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Kryeministri Edi Rama ditën e sotme e ka nisur me një videomesazh.

Ai shprehet se me vaksinimin masiv të popullatës Shqipëria do t’i kthehet normalitetit.

Kreu i qeverisë shprehet se nisjen e procesit të vaksinimit masiv do të ndihmojë turizmin gjatë verës, pasi hoteleritë do të jenë të hapura pa orë kufizuese që do të mund të presin turistë nga e gjithë bota.

“Kjo kohë që po e lëmë pas ishte tejet e vështirë, por ne nuk jemi nga ata që dorëzohen jo. I siguruam vaksinat kundër të gjitha parashikimeve, për pak muaj kjo vuajtje do të mbarojë. Shqipëria këtë verë do të presë turistë nga e gjitha bota. Hotelet, baret e restorantet, klubet, edhe në majë të malit do të jenë të hapura, pa orare kufizuese.

 Do të kthehemi përsëri në jetën tonë të dëshiruar dhe do të vazhdojmë me forcë e me shpejtësi përpara. Kemi kaq shumë punë për të çuar deri në fund, e plot të mira e gëzime për të ndarë me njëri tjetrin. Shqipëria është e ardhmja jonë!”, thuhet në videomesazhin e Ramës.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img