Tirana
clear sky
25.5 ° C
25.5 °
25.5 °
41 %
2.6kmh
0 %
Sht
26 °
Die
27 °
Hën
26 °
Mar
26 °
Mër
27 °
E shtunë, 12 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Vaksinimi masiv, Manastirliu tregon ku do të bëhet imunizimi: Në shesh do të jenë 2 çadra të ndara me dhomëza, ja ku mund të aplikoni

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Ditën e nesërme do të nisë vaksinimi masiv i popullsisë në vendin tonë.

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka dhënë detaje se si do të kryeht imunizimi i qytetarëve. Ajo tha se në sheshin “Skënderbej” do të ngrihen dy çadra të mëdha, të ndara me 10 dhomëza.

“2 ambiente, 2 çadra, do të jenë të ndara me dhomëza, 10 pika të regjistrimit, duke mundësuar një regjistrim të shpejtë, do të punojmë gjithë natën që ta bëjmë gjithë punën për vendosjen e materialeve, do të jenë edhe ambientet e ruajtjes së vaksinave dhe ekipi i vaksinatorëve është i trajnuar, nga nesër do të kemi në mbështetje edhe mjekë dhe infermierë të FA që do jenë në ndihmë të ekipeve të vaksinorëve”, tha Manastirliu.

Ajo u shpreh për Top Channel se synohet që të kryhen 10-15 mijë vaksinime në ditë, ndërkohë që imunizimet do të fillojnë për personat +70 vjeç me vaksinën kineze, ndërkohë që aplikimet mund të bëhen në portalin E-albania.

“Tashmë po ngrihen dy stenda të mëdha që do kryhet vaksinimi masiv për një grupmoshë kemi ambicien për të bërë 10 mijë vaksinimi  ne ditë në të gjithë Shqipërinë. Përveç vaksinimi +80. Edhe për ata +70 do vijojnë vaksinimi. Tirana është e madhe dhe e populluar. Ajo që ndodh në qendrat shëndetësore. Kemi nevojë të shtrihemi edhe më tej. Nga 10-15 mijë vaksinime në ditë. Kemi arritur që të kemi një numër të mirë vaksinash. Mënyra që do të lajmërohen nga mjeku i familjes për tu futur në listë do të jetë nga mjeku i familjes. Aty do të trokas qytetari. Ai do jetë lajmësi sipas rendit të moshës. Edhe të  mundet të aplikojnë dhe të dinë datën e vaksinimit të bëjnë kërkesë. Nga dita e hënë do të jetë tek “E Albania” për kërkesë për vaksinimi”, u shpreh ministrja.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img