Vaksinimi kundër Covid-19 vijon në të gjithë vendin në moshat + 60 vjeç.
Ministria e Shendetësisë Ogerta Manastirliu me anë të një postimi në rrjetet sociale ka bërë me dije se më shumë se 200.000 gjyshe dhe gjyshër e kanë marrë vaksinën kundër koronavirusit dhe janë më të sigurt.
“Me lajmin e mirë se, më shumë se 200,000 gjyshe dhe gjyshër janë sot më të mbrojtur nga 🤜covid19, ju uroj një ditë të mbarë” shkruan Manastirliu në postimin e saj.
Kujtojmë që një ditë më parë në vend ka filluar edhe vaksinimi i dializantëve dhe të personave që kanë kryer transplante.