Hapësire reklamuese

Bota

Vaksinimi i të miturve, Moderna fillon studimin duke injektuar vaksinën te fëmijët nën 12 vjeç

Shkruar nga Newsbomb
Ilustruese

Kompania Moderna që zhvillon vaksina anti-COVID ka filluar studimin e vaksinës te fëmijët.

Moderna njoftoi ditën e sotme se do të vaksinohen 6750 fëmijë, të cilët do të ndiqen hap pas hapi në rast se do të kenë probbleme me shëndetin.

“Ky studim pediatrik do të na ndihmojë të vlerësojmë sigurinë dhe imunogjenitetin e mundshëm të kandidatit tonë të vaksinave kundër COVID-19 në këtë popullatë të rëndësishme të moshës më të re”, tha Stephane Bancel, drejtor ekzekutiv i Moderna.

Pak javë mëparë studimin e vaksinës te fëmijët e bëri edhe kompania Pfizer, e cila filloi injektimin e vaksinës për fëmijët nga 6 muajsh e më të rritur.

“Nëse do të isha pjesë e FDA, sigurisht që do të doja të isha shumë i bindur për sigurinë e një vaksine para se të aprovoja përdorimin e saj tek fëmijët”, tha Dr. Cody Meissner një ekspert i sëmundjeve infektive pediatrike.

“Modeli i sëmundjes është shumë i ndryshëm tek fëmijët dhe grumbullimi i tyre tek të rriturit do të më sillte pak shqetësime”, shtoi ai.

Sondazh

Poll