Tirana
clear sky
15.5 ° C
15.5 °
15.5 °
94 %
2.1kmh
0 %
Mar
27 °
Mër
25 °
Enj
24 °
Pre
25 °
Sht
29 °
E martë, 21 Shtator, 2021
spot_img

Vaksinimi i personaliteteve, Erion Braçe: Faleminderit për artin dhe dinjitetin tuaj, neveri për ata që e quajnë genocid

spot_img

Lajme të ngjashëm

b774a3fe8b3ea0e96cc8534b27354d93

Ditën e sotme ka nisur vaksinimi i personaliteteve mbi 80 vjeç të vendit tonë, ku dozën e parë të vaksinës e kanë marrë Tinka Kurti, Sherif Merdani, Alfred Moisiu, Aleksandër Meksi, Margarita Xhepa e shumë të tjerë.

Zëvëndëskryeministri Erion Braçe me anë të një postimi në rrjetet sociale u ka uruar “jetë të gjatë” dhe i ka falenderuar për punën dhe artin e tyre këta personalitete.

Ai nuk lë pa përmendur edhe opozitën, për të cilën thotë se ndjen neveri për shkak se po e quan vaksinimin e personaliteteve “genocid”.

Postimi i plotë:

JETE TE GJATE DHE,

FALEMINDERIT PER ARTIN, PUNEN, VLERAT, DINJITETIN TUAJ!

Ne ane tjeter ja vlen te kujtoj se,

sot eshte dita per te bere bilancin:

Ne fillim na thane se NUK KA COVID, ESHTE KONSPIRACION PER TE NDALUR PROTESTAT, pastaj se PO MBYLLNI VENDIN PER TE MBYLLUR NE SHTEPI KUNDERSHTARET, me tej se NUK KENI SPITALE, NUK KENI RESPIRATORE, NUK KENI VESHJE, me tej akoma se VAKSINA ESHTE NJE KONSPIRACION ME CIPA, pastaj se NUK PO GJENI VAKSINEN, NUK PO SILLNI VAKSINEN, PO E SILLNI KONTRABANDE, tani ne fund por jo per fund se PSE PO VAKSINONI PERSONALITETE MBI 80 VJEC, ESHTE GENOCID, kur ne fakt ata jane te paret e vaksinimit te mbi 80 vjecareve!

Neveri per ta!

Nderkohe edhe nje here SHUME FALEMINDERIT gjithkujt qe u vaksinua sot edhe si kontribut per te bindur gjithcka se vaksinimi eshte jetik!

Më shumë

spot_img