Hapësire reklamuese

Rajoni

Vaksinim i detyrueshëm, pas miratimit në Parlament, “shpërthejnë” protestat në Athinë, protestuesit përplasen me policinë, 8 të arrestuar

Shkruar nga Newsbomb
Vaksinim i detyrueshëm, pas miratimit në Parlament,

Protesta të dhunshme janë shënuar në Athinë pas miratimit për vaksinimin e detyrushëm të punonjësve të shëndetëssië apo edhe disa sektorë të tjerë.

Parlamenti grek miratoi dje se personat që nuk janë vaksinuar, apo nuk kanë një letër që e kanë kaluar Covid-19 muajt e fundit do të pezullohen nga puna, pa të drejtë shpërblimi.

Pas këtij vendimi me qindra qytetarë janë mbledhur në sheshin e Syntagma, ku si fillim u protesta ishte paqësore. Në mënyrë simbolike ata kishin hequr maskat dhe në duar mbanin flamurin grek, por më pas situata mes protestuesve dhe policisë ka agravuar. Qytetarët që ishin kundër vaksinimit me detyrim hodhën shishe dhe gurë drejt policisë, këta të fundit u munduan t’i shpërndanin me ujë.

8 persona u shoqëruan në polici në lidhje me protestën, ndërsa katër mbetën të plagosur, mes tyre dhe një oficer policie.

Kujtojmë që pak ditë më parë protesta për vaksinimin e detyruar pati edhe në Francë.

https://youtu.be/f1Cya8Jcywo

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu