Hapësire reklamuese

Aktualitet

Vaksinim i detyrueshëm dhe masa të reja anti-Covid? Mblidhet sot Komiteti Teknik i Ekspertëve

Shkruar nga Newsbomb
Vaksinim i detyrueshëm dhe masa të reja anti-Covid? Mblidhet sot

Komiteti Tekinik i Ekspertëve pritet që të mblidhet ditën e sotme për të folur për situatën e pandemisë.

Në mbledhjen që do të mbahet sot, do të njoftohet nëse do të ketë shtrëngim të masave anti-Covid dhe nëse vaksinimi do të bëhet i detyrueshëm për disa kategori.

Kujtojmë që kryeministri Edi Rama pak ditë më parë tha se vaksinimi mund të bëhej i detyrueshëm për studentët, pedagogët dhe disa kategori të tjera.

Vendi ynë prej disa ditësh po përballet me një rritje të numrave të të infektuarve me Covid-19 për shkak të variantit Delta që po qarkullon.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu