Hapësire reklamuese

Aktualitet

'Vaksinë për jetën', Braçe: E mbarë që dita e parë nisi me shërbyesit e shtetit

Shkruar nga Newsbomb
[caption id="attachment_392523" align="alignnone" width=""]Moment nga vaksinimi[/caption]

Zëvendës-kryeministri Erion Braçe ka vlerësuar nisjen e vaksinimit anti-Covid në vendin tonë.  

Në një status në rrjetet sociale, Braçe e ka konsideruar 'Vaksina për jetën'.

Ndërkohë më tej, numri 2 i Qeverisë shton se ky është edhe një moment homazh për cilindo që ka shërbyer dhe ka humbur jetën në shërbim.

Statusi i plotë:

VAKSINE PER JETEN,

SOT DITA 1!

Eshte e mbare qe #DITA1 nisi me sherbyesit e shtetit;

MJEKET, INFERMIERET E SPITALEVE ME TE RENDESISHEM PREJ 10 MUAJSH,

SPITALET COVID!

10 muaj qe ata rrezikojne, sakrifikojne, jetojne e punojne me virusin e kunder tij, kurojne, sherojne, shpetojne njerez.

ATA JA DOLEN TE ARRIJNE VAKSINEN,

TE JENE ME TE MBROJTUR E TE SIGURTE NE PUNEN E TYRE!

Nderkohe,

sot, tamam sot, #DITA1 vlen dhe si homazh per cilindo nga sherbyesit e shtetit qe humben jeten ne sherbim ndaj njerezve te zakonshem te ketij vendi;

MJEKE E INFERMIERE QE HUMBEN JETEN NGA CORONAVIRUS DUKE SHERBYER KUNDER TIJ, MESUES E PEDAGOGE QE HUMBEN JETEN NGA CORONAVIRUS DUKE ZHVILLUAR MESIM PA U NDALUR, POLICE QE HUMBEN JETEN NGA CORONAVIRUS DUKE SHERBYER PER RESPEKTIMIN E LIGJIT E RREGULLIT EDHE NDAJ CORONAVIRUS;

Ata nuk kursyen asgje per sherbimin, detyren ndaj njerezve te zakonshem ne kete vend!

#DITA1 eshte nje dite shprese per te dale nga ky makth!

Por mos harroni, ajo #VAKSINE nuk duhet te na ktheje pas ne ate qe jetuam,

beme keq apo shkaterruam!

Kohet kane ndryshuar!

Ne duhet te ndryshojme, jetojme ndryshe, ne nje ambient qe eshte i yni, natyral,

ne bashkejetese me te e duke i rikthyer gjithcka qe ja morrem dhunshem prej grykesise e rendies pas parase se madhe e pasurise po aq!

VO: i neveritur pa fund nga grupi i perhershem i negativeve, urrejtesve, posacerisht kur jane politike te sojit te atyre qe mendjen e kane vene ne mendere e tamam menderen e afrojne per vaksinim sepse gjithe jeten menduan vec per menderen e tyre; edhe me posacerisht soji i idioteve qe urrejtjen e shtyjne deri tek dhuruesi, te cilin e duan per ta bere copash pse ndihmoi kete vend, njerezit e tij dhe e beri tani, para zgjedhjeve!!!!!!!! Ooooooo zoooot!

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.