Tirana
broken clouds
24 ° C
24 °
24 °
35 %
4.1kmh
75 %
Hën
23 °
Mar
22 °
Mër
23 °
Enj
18 °
Pre
19 °
E hënë, 17 Maj, 2021
spot_img

‘Vaksinat të vdesin’, Rama: Kur dëgjon këta është për të puth në buzë Dash Shehin (E PLOTË)

spot_img

Lajme të ngjashëm

Kryeministri Edi Rama gjatë vizitës së tij sot në Kavajë nuk ka lënë pa thumbuar dhe opozitën, për të cilët tha se janë ata që vetëm pengojnë punën dhe madje janë gati të shohin shqiptarë që vdesin vetëm për të parë qeverinë të rrëzuar.

Kreu i Qeverisë përmendi edhe deklaratat e ish-kryeministrit Berisha apo Petrit Vasilit, të cilët më herët i kanë bërë thirrje qytetarëve që të mos vaksinohen me vaksinën kineze pasi është e rrezikshme.

“Kur dëgjon këta është për të kërkuar Dash Shehin dhe për ta puthur në buzë”, tha Rama.

Edi Rama: Dalin aty thotë mos u vaksinoni, se do vdisni. Mos merrni vaksinë kineze se janë të skaduara, atje në Kinë po vdes populli. Kur dëgjon këta është për të kërkuar Dash Shehin, është për ta puthur në buzë. Këta jënë personazhe që në kushte normale janë për të qeshur, në këto kushte janë realisht për të vajtuar. Këta për të na prishur punë, për të na penguar apo bllokuar, për të na goditur dhe rrëzuar janë të lumtur të shohin shqiptarë që vdesin nga Covid dhe sapo diçka merr për mbarë këta tërbohen, luajnë mendsh fare dhe arrijnë deri në këto tmerre. Lajmi mirë është që gjyshet dhe gjyshërit pavarësisht bindjeve që kanë as po pyesin fare dhe po shkojnë masivisht të vaksinohen. Sado që këta përpiqen ta tregojnë Shqipërinë si vendi që vetëm vdesin njerëz, Shqipëria po buzëqesh, sepse ne sot kemi marrë armët që asgjësojnë armikun e padukshëm. Nuk mund të ndërpresim punët tona sepse duan këta të bëjnë dhëndërr Lulin. Këta nuk do marrin pushtetin, por Noc Rrokun.  

spot_img

Më shumë

spot_img
spot_img