Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Vaksinat sjellin në Shqipëri edhe Edi Ramën, kryeministri shfaqet në aeroportin “Nënë Tereza” duke pritur dozat e Pfizer: Në prill marrim 30 mijë doza të tjera

Shkruar nga Newsbomb
|Rama dhe Manastirliu

Kanë mbërritur në aeroportin “Nënë Tereza” 15.210 dozat e vaksinës nga kompania Pfizer.

Në aeroport përveç ministres së Shëndetësisë është paraqitur edhe kryeministri Edi Rama, që ditën e sotme ishte në një takim me krerët e BE në Bruksel.

Duket se Rama nuk ka dashur ta humbasë këtë moment, ndaj ka marrë avionin dhe ka ardhur për të pritur vaksinat.

Disa orë më parë u njoftua nga ministria se ardhja e vaksinave do të shtyhej me 24 orë, por vetëm pak minuta më parë ministria njoftoi sërish se bvaksinat kishin ardhur.

“Në prill do të marrim 30 mijë doza dhe kjo do të vazhdojë pa ndërprerje. Pra, e zgjidhëm boshllëkun. Shumë shpejt do të kemi lajm shumë të mirë, nga një anë, sepse kemi të konfirmuara 14 mijë dozat e para nga AstraZen3eca, përmes Covax, brenda mesit të muajit mars, nga ana tjetër po punojmë me disa burime të tjera. Shumë shpejt do të kemi mundësi për vaksinim intensiv në të gjithë territorin”, tha Rama.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll