Tirana
few clouds
17.5 ° C
17.5 °
17.5 °
88 %
1kmh
20 %
Sht
27 °
Die
22 °
Hën
25 °
Mar
25 °
Mër
24 °
E shtunë, 1 Tetor, 2022

Vaksinat Pfizer dhe Moderna do t’u injektohen fëmijëve 6 muajsh

spot_img

Lajme të ngjashëm

Agjencia shëndetësore amerikane për kontrollin e barnave, ka autorizuar përdorimin urgjent të vaksinave Pfizer dhe Moderna për fëmijët, duke filluar nga mosha gjashtë muajshe.

Sipas medieve të huaja, ky autorizim erdhi pas opinioneve pozitive të shprehura nga grupe ekspertësh ditët e fundit.

“Shumë familje, për të mos përmendur mjekët dhe profesionistët e shëndetësisë, kanë pritur gjatë për këtë vendim dhe në këtë mënyrë ne do të ndihmojmë në mbrojtjen e kësaj grupmoshe”, tha komisioneri i FDA, Robert Califf.

“Siç e kemi parë me grupmoshat më të mëdha ne presim që vaksinat për fëmijët më të vegjël të ofrojnë mbrojtje nga rezultatet më serioze të COVID-19, si shtrimi në spital dhe vdekja”, shtoi Califf.

.Ndërsa OBSH e ka mbrojtur nismën duke thënë se vaksinat aktuale janë tepër efektive.

“Vaksinat aktuale Covid-19, të cilat bazohen te ‘Stasi’, vazhdojnë të tregojnë mbrojtje të fortë kundër sëmundjeve të rënda dhe vdekjes në të gjitha variantet virale të vëzhguara deri më sot”, thuhet në një deklaratë të OBSH-së.

Më shumë


spot_img
spot_img

spot_img