Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Vaksinat dhe mësimi me turne, sindikata kërkesë qeverisë: Hap “thesin” ose do të…

Shkruar nga Newsbomb
Vaksinat dhe mësimi me turne, sindikata kërkesë qeverisë:

Mësuesit të cilët nuk dëshirojnë që të bëjnë vaksinën anti-Covid, do të detyrohen që çdo javë të kryejnë testin për të provuar nëse janë poziitiv apo jo.

Së fundmi zv,Presidenti i Sindikatës së Pavarur të Arsimit, Isa Halilaj i ka kërkuar qeverisë që të realizojë një takim trepalësh ku në tryezë të jenë ministria e Arsimit dhe Shëndetësisë për të diskutuar për cështjen e vaksinave me detyrim, por edhe mësimit me turne.

Halilaj tha se pjesa dërrmuese e mësuesve e kanë bërë vaksinën, por pjesës tjetër, që janë disa kategori me arsye sipas tij, i kërkohet tamponi për të cilin kërkoi që të paguhet nga shteti.

“70-80% e mësuesve mund të jenë të vaksinuar. Tani kanë mbetur disa kategori, ata që kanë sëmundje të ndryshme, nënat e reja që kanë fëmijë të vegjël, mësuese shtatzëna dhe ato që planifikojnë një fëmijë dhe skeptikët, por edhe ata që e kanë kaluar kohët e fundit COVID-19 dhe kanë anti-trupa.

Tamponi nuk është e drejtë që të paguhet nga mësuesit. Plus një pjesë e kanë kaluar COVID-19, mbi 60% e kanë kaluar, mund të kenë anti-trupa dhe sot përse do të paguajnë një tampon? Kur e kaluan, shteti nuk i rimbursoi dhe sot duhet të paguajnë edhe tamponin. Cfarë do i kushtonte shtetit që këta 13% t’u bëjnë tampon falas?

Unë nuk e kam bërë vaksinën, kam anti-trupa, e kam kaluar, dhe mjekët më kanë sugjeruam se nuk mund të bëni vaksinën, sepse numri i anti-trupave është shumë i lartë. Por nesër kolegët e mi, si unë duhet të shkojnë me tampon në shkollë? Përse duhet ta bëjnë? Ne jemi që të drejtën ose dokumentin që një mësues duhet të vaksinohet ose jo duhet ta ketë mjeku i familjes. Një mësues që ka sëmundje kronike askush më mirë se mjeku i familjes nuk e di” tha ai.

Një tjetër problem i ngritur jo vetëm nga prindërit, por edhe arsimtarët është mësimi me dy turne. Isa Halilaj i propozoi një zgjidhje qeverisë.

“Ne i propozojmë qeverisë që të hapë “thesin” për arsimin, të marrin ambiente me qira dhe të punësojnë mësues shtesë për një periudhë të caktuar që mësimi të jetë 45 minuta dhe normalisht” tha ai.

Ai paralajmëroi se nëse kërkesat e tyre nuk plotësohen do përshkallëzojnë aksionin. “Ndoshta do të shkojmë drejt një aksioni sindikal. Nuk duam të bëjmë presion për mbylljen e shkollave sikur po bën qeveria për vaksinimin me detyrim. Ne jemi gati të ulemi në bisedime për të përcaktuar kategoritë e arsimtarëve. Duhet një takim trepalësh me ministrinë e Shëndetësisë dhe Arsimit”, shtoi ai.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll