Hapësire reklamuese

Bota

Vaksinat anti-Covid: Sa i shpejtë është progresi në të gjithë botën?

Shkruar nga Newsbomb

Janë dorëzuar më shumë se 300 milion doza të vaksinave kundër koronavirusit, në më shumë se 100 vende të botës.

Ka ndryshime të mëdha në ritmin e progresit në pjesë të ndryshme të botës.

Disa vende kanë siguruar disa doza dhe i kanë shpërndarë në qytetet e ndryshme, por ka disa shtete që ende janë në pritje që të mbërrijnë dozat e para të vaksinës.

Kush po merr vaksina?

SHBA dhe Kina kanë administruar numrin më të lartë të dozave, përkatësisht 90 milion dhe 52 milion.

Mbretëria e Bashkuar renditet e treta, me më shumë se 23 milion, raporton BBC.

Por ndërsa pothuajse e gjithë Evropa dhe Amerika kanë filluar fushatat e vaksinimit, në Afrikë vetëm një pjesë shumë e vogël ka pasur fatin të ketë dozat e vaksinës.

Shumë vende të varfëra po mbështeten në dërgesat nga Covax, një skemë ndërkombëtare e udhëhequr nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) e cila po përpiqet të sigurojë që të gjithë në botë të kenë akses në një vaksinë Covid.

Gana u bë vendi i parë që mori vaksinat përmes programit të Covax në 24 shkurt. Covax ka në plan të dorëzojë rreth dy miliardë doza vaksinash në të gjitha shtetet deri në fund të vitit.

Cilat vaksina përdoren?

Vaksina e prodhuar nga Pfizer dhe BioNTech ishte e para e aprovuar nga OBSH.

Ende është vaksina që bëhet në shumicën e vendeve, por gjithashtu disa të tjera si AstraZeneca janë miratuar për përdorim.

Shumica e shteteve ka filluar me doza për moshat mbi 60 vjeç, punonjësit e shëndetësisë dhe njerëzit që janë më të rrezikuar dhe me sëmundje bashkëshoqëruese.

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.