Tirana
broken clouds
13.5 ° C
13.5 °
13.5 °
82 %
0.5kmh
75 %
Hën
21 °
Mar
22 °
Mër
21 °
Enj
21 °
Pre
20 °
E hënë, 18 Tetor, 2021
spot_img

Vaksinat anti-COVID janë duke u përgatitur për fëmijët më të vegjël: Ja ku qëndron ndryshimi

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Prodhuesi i vaksinave Pfizer tha se testet e së hënës kanë treguar se vaksina e saj anti-COVID funksionon mirë te fëmijët e moshës 5 deri në 11 vjeç.

Kompania tani po diskuton këto gjetje me Administratën Amerikane të Ushqimit dhe Barnave, dhe Dr. Scott Gottlieb, një ish komisioner i FDA, i cili është gjithashtu në bordin e Pfizer i cili mund të mos ketë njohuri të drejtpërdrejta, por që sigurisht ka bazën për të bërë një supozim të informuar, thotë fëmijët 5 vjeç e lart mund të marrin vaksinën anti-COVID deri në fund të tetorit.

Vaksinat që marrin këta fëmijë më të vegjël me siguri do të jenë të ndryshme nga ato që adoleshentët dhe të rriturit kanë marrë, të paktën për sa i përket dozës.

Ja pse është ndryshe dhe çfarë duhet të dini për vaksinat e fëmijët më të vegjël

Dozat më të vogla funksionojnë mirë te fëmijët më të vegjël. Fëmijët kanë sistem imunitar të ndryshëm nga të rriturit. Duke e ditur këtë, Pfizer testoi doza të ndryshme në provat te fëmijët nga 5 deri në 11 vjeç. Fëmijët, me sa duket, kanë një përgjigje të fortë imune edhe ndaj dozave më të ulëta.

Kështu që, fëmijët nën 12 vjeç me siguri do të marrin një dozë vaksine prej 10 mikrogramë, krahasuar me një dozë prej 30 mikrogramësh te të rriturit. Në fakt, shumica e të rriturve mund të kishin sukses edhe me doza më të vogla, thotë Dr. Robert Frenck, i cili drejton provat e vaksinave në Spitalin e Fëmijëve në Cincinnati.

“Ne shikuam 10 mikrogramë, 20 mikrogramë dhe 30 mikrogramë te të rriturit”, u tha Frenck gazetarëve. “Ne zbuluam se te moshat 18-55 vjeç, një dozë prej 10 mikrogramë jep një përgjigje shumë të mirë imune”, shtoi ai.

“Por personat mbi 65 vjeç dhe më lart, nuk iu përgjigjën aq mirë dozave më të ulëta dhe prandaj ne zgjodhëm atë dozë prej 30 mikrogramë, në të gjithë moshën e të rriturve nga 18 vjeç e lart”.

Frenck tha se nuk kishte kohë e as ndonjë arsye për të përmirësuar dozimin vitin e kaluar. “Gjatë një pandemie ne donim të nxirrnim një vaksinë shpejt”, i tha ai John Berman i CNN.

“Ne e dinim që na duheshin 30 mikrogramë për moshat mbi 65 vjeç e më lart për të marrë përgjigjen më të mirë imune dhe gjithashtu e dinim që 30 mikrogramë toleroheshin mirë te të rinjtë. Kështu që ne vetëm e përdorëm atë dozë për të gjithë”. 

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img