Tirana
clear sky
33.5 ° C
33.5 °
33.5 °
38 %
4.6kmh
0 %
Hën
32 °
Mar
39 °
Mër
41 °
Enj
41 °
Pre
40 °
E hënë, 26 Korrik, 2021

Vaksina për koronavirusin, antitrupat e injektuar tek minjtë japin rezultat

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

a45918eb4e3e76756f7f6c59a88d207a

Antitrupat e injektuar tek minjtë nga vaksina e kompanisë italiane ‘Takis’, po funksionojnë.

Drejtori i Përgjithshëm i ‘Takis’ që zhvilloi vaksinën, Luigi Aurisicchio tha se ky është niveli më i lartë i arritur deri më tani në eksperimentimin për vaksinë.

Aurisicchio tha për ‘ANSA’ se është hera e parë në botë, që një vaksinë kandidate kundër koronavirusit të ri ka neutralizuar virusin në qelizat njerëzore.

“Rezultatet e marra deri më sot janë inkurajuese. Pas një vaksinimi të vetëm, minjtë zhvilluan antitrupa që mund të bllokojnë infeksionin e virusit Sars-CoV-2 në qelizat njerëzore”, tha Aurisicchio.

Sakaq, ai ka thënë se vaksina e prodhuar në Itali do të jetë në dispozicion të të gjithëve.

“Ne po punojmë për një vaksinë që vjen nga hulumtimi italian, me teknologji gjithëpërfshirëse dhe italiane. Të testohet në Itali dhe të vihet në dispozicion të të gjithëve. Për ta bërë këtë kemi nevojë për mbështetjen e institucioneve dhe partnerëve të cilët mund të na ndihmojnë të shpejtojmë procesin“ tha Aurisicchio.

Më shumë

spot_img
spot_img