Tirana
clear sky
20.5 ° C
20.5 °
20.5 °
78 %
2.1kmh
0 %
Die
36 °
Hën
38 °
Mar
40 °
Mër
42 °
Enj
34 °
E diel, 25 Korrik, 2021

Vaksina kundër Covid-19, Tomini tregon efektet që ka dhe grupet që nuk do të lejohen ta marrin

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

1c4bc522a213f0261f7c4d7ac8822638

Shefja e Survejancës dhe Shërbimit të Inteligjencës Epidemike në ISHP, Eugena Tomini ka folur rreth efekteve që të jep vaksina kundër Covid-19, dhe grupet të cilat janë të përjashtuara.

Në një intervistë për ‘news24’ ajo tha se efektet që ke pas vaksinimi nga Pfizer janë pothuajse si ato të vaksinave tjera, dhimbje muskulare, temperaturë dhe një irritim në zonën ku aplikohet vaksina.

Ndër të tjera ajo tregoi se fëmijët nën 16 vjeç nuk do ta marrin vaksinën, gjithashtu këtij grupi i bashkohen gratë shtatzënë dhe ato që janë në laktacion, që ushqejnë fëmijët me gji.

“Vaksina që është në aplikim Pfizer ka një irritim një temperaturë, dhimbje muskulare, një fryrje tëë gjendrave lifatike. Por në përgjithësi janë reaksione minimale. Ashtu siç ndodh edhe ne vaksinat tjera. Grupet që nuk do ta marrin janë fëmijët nën 16 vjeç, gratë shtatzënë dhe ato në laktacion që ushqejnë me gji fëmijët,” tha Tomini ndër të tjera.

Më shumë

spot_img
spot_img