Instituti gjerman i Epidemiologjisë ka deklaruar që në fillim të vitit 2021 pritet që të jenë në dispozicion disa vaksina kundër koronavirusit.
Por sipas këtij instituti dozat e vaksinës nuk do të jenë të mjaftueshme për të gjithë popullsinë.
“Sipas njohurive të tanishme pritet që nga fillimi i vitit të ardhshëm në Bashkimin Evropian do të aprovohen një ose më shumë vaksina kundër COVID-19 dhe që pakot e para të vaksinës të shpërndahen dhe shiten”, shkruan Instituti Robert Koch në numrin e fundit të “Buletinit Epidemiologjik.
“Komisioni i Përhershëm i Vaksinimit (Stiko) i emëruar nga Ministria Federale Gjermane e Shëndetësisë do të nxjerrë rekomandime si mund të përdoren rezervat e disponueshme me përfitimin më të mirë të mundshëm për popullsinë në Gjermani”, raporton DË.
Bëhet fjalë për vendosjen e përparësive qëllimi kryesor i të cilave është të shmangin sa më mirë sëmundjet serioze dhe vdekjet. Për paracaktimin e përparësive dhe për shpërndarjen e drejtë të vaksinave kanë një rëndësi të veçantë aspektet etike.