Tirana
clear sky
24.5 ° C
24.5 °
24.5 °
31 %
9.3kmh
0 %
Hën
22 °
Mar
26 °
Mër
27 °
Enj
27 °
Pre
28 °
E hënë, 14 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Vaksina Johnson & Johnson rezulton më ‘e mira’ në SHBA, 72% efektive në parandalimin e Covid-19: Merret me një dozë te vetme

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

7efb458f098baecd1eba3bdc66810706

Kompania farmaceutike Johnson & Johnson bëri të ditur sot se vaksina e saj, e cila merret me një dozë të vetme, ishte 72% efektive në parandalimin e COVID-19-s në Shtetet e Bashkuara.  

Në provën me rreth 44,000 vullnetarë, niveli i mbrojtjes kundër rasteve të lehta e të rënda me COVID-19 ishte 66% në Amerikën Latine dhe vetëm 57% në Afrikën e Jugut, ku po qarkullon një variant shumë shqetësues i koronavirusit të ri.

Këto rezultate ndryshojnë në raport me nivelin e lartë të efektivitetit të shënuar nga dy vaksina që tashmë kanë marrë autorizim për përdorim emergjent, të prodhuara nga Pfizer/ BioNTech-u dhe Moderna, të cilat janë rreth 95 për qind efektive në parandalimin e sëmundjes pas marrjes së të dy dozave. Megjithatë provat me to janë zhvilluar kryesisht në Shtetet e Bashkuara, përpara përhapjes së gjerë të varianteve të reja, që tani janë në qendër të vëmendjes.

Qëllimi kryesor i studimit të J & J ishte parandalimi i rasteve të lehta deri tek ato të rënda të COVID-19-s. Vaksina rezulton të jetë 85 për qind efektive në ndalimin e rasteve të rënda si dhe në parandalimin e shtrimeve në spital për të gjitha rajonet ku është testuar si dhe kundër varianteve të ndryshme, 28 ditë pas imunizimit.

Ky nivel parandalim,i “potencialisht do të mbrojë qindra miliona njerëz nga raste serioze apo me pasoja fatale të COVID-19-s”, tha në një deklaratë doktor Paul Stoffels, shkencëtari kryesor i kompanisë amerikane J & J.

Javën e ardhshme kompania ka në plan të kërkojë nga Administrata e Ushqimit dhe Barnave, autorizimin për përdorim emergjent të vaksinës.

Zyrtarët amerikanë të shëndetit publik i kanë varuar shpresat tek vaksina e J&J-it për të rritur sasinë e furnizimit me vaksina, diçka tejet e nevojshme si dhe për të thjeshtuar fushatën e imunizimit në vend.

Ndryshe nga vaksinat e Pfizer / BioNTech-ut dhe Moderna-s, vaksina e J & J-it merret me një dozë të vetme si dhe nuk mbahet e ngrirë, duke e bërë atë një kandidate të fortë për përdorim në ato pjesë të botës me infrastrukturë të dobët transporti dhe ambiente të pamjaftueshme për ruajtjen e vaksinave në të ftohtë.

VOA

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img