Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Vaksina e tuberkulozit shëron Covid-19? Përgjigjet Silva Bino

Shkruar nga Newsbomb
Vaksina e tuberkulozit shëron Covid-19? Përgjigjet Silva Bino

Përgjegjësja e Departamentit të  Epidemiologjise dhe Kontrollit të Sëmundjeve Infektive në Instituti i Shëndetit Publik, Silva Bino, në komunikimin e sotëm i ka dhënë përgjigje edhe variantit se vaksina kundër tuberkulozit mund të jetë e efektshme te personat e prekur nga Covid-19.

Sipas Binos, këto janë hipoteza dhe hamendësime pasi nuk ka asgjë konkrete.

‘Kjo është një hipotezë dhe ka disa studime që po kryhen, hipotezë e ngritur shumë vite më parë, është pretenduar që vaksina e tuberkulozit nxit një lloj imuniteti, kryesisht me ata që quhen makrofagë, që mendohen se mund të kenë një lloj imuniteti të trajnuar dhe po kryen studime. Ne duhet të presim studime dhe nuk duhet të mbështetemi në hamendësime, dhe të vazhdojmë të zbatojmë këto masa që kemi aktualisht’, u shpreh Silva Bino.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll