Tirana
broken clouds
24 ° C
24 °
24 °
35 %
4.1kmh
75 %
Hën
23 °
Mar
22 °
Mër
23 °
Enj
18 °
Pre
19 °
E hënë, 17 Maj, 2021
spot_img

Vaksina e Pfizer 100% efektive edhe për fëmijët: Deri në fillim të vitit shkollor do të kemi gati vaksinën për këtë grupmoshë

spot_img

Lajme të ngjashëm

Rezultatet e provave klinike të vaksinës Covid-19 të Pfizer së fundmi kanë treguar se efikasiteti i saj është 100% dhe tolerohet tek të rinjtë e moshës 12 deri në 15 vjeç.

Në këtë provë të fazës së tretë morën pjesë rreth 2.260 fëmijë të moshave 12 deri në 25 vjec. Në rezultatet e publikuara nga vetë kompania thuhet se vaksina nxori përgjigje të fortë të antitrupave një muaj pas dozës së dytë.

Vaksina aktualisht është e autorizuar në SHBA për përdorimin emergjent tek fëmijët mbi 16 vjeç.

Kompania shtoi se efektet anësore te adoleshentët ishin të ngjashme me ato të personave të moshave 16 deri në 25 vjeç.  Efektet anësore të zakonshme të cilat shfaqën të rinjtë ishin dhimbje te vendi i injektimit, lodhje dhe ethe.

Pjesëmarrësit do të jenë në mbikqyrje nga kompania për dy vjet pas dozës së dytë për të kuptuar mbojtjen dhe sigurinë e vaksinës më tej.

Dr. William Gruber, nënkryetari i Pfizer i hulumtimit dhe zhvillimit klinik të vaksinave tha se vaksina mund të jetë gati për këtë grupmoshë deri në vitin e ardhshëm shkollor.

Ekspertët e shëndetit kanë theksuar rëndësinë e mbrojtjes së sa më shumë njerëzve përmes vaksinimit, pasi numri i personave të cilët po infektohen nga Covid-19 sa po vjen dhe po rritet.

spot_img

Më shumë

spot_img
spot_img