Hapësire reklamuese

Aktualitet

Vaksina anti-Covid në vendin tonë, Ervin Salianji ngre ALARMIN: Dozat erdhën kontrabandë

Shkruar nga Newsbomb
Ervin Salianji

Ish deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji komentoi mbërritjen e vaksinës anti-Covid në vendin tonë.  

Në emisionin "5 pyetje nga Babaramo", Salianji u shpreh se qeveria nuk ka një plan të qartë apo strategji për vaksinimin.

Ndërkaq, ai ka vendosur në dyshim hyrjen e tyre në vend, duke e cilësuar si kontrabandë.

"Sapo del Nusreti dhe ka një reagim të rreptë nga qytetarët, Edi Rama del me vaksinën. E para kjo nuk del sot për nesër, duke thënë sot se nesër bëjmë vaksinimin. Cilido shtet ka dalë një javë para kur nis e sa doza janë, këto ishin  vaksina kontrabandë. E pyet ku i ke marrë nuk i thotë, ca po luajmë këtu. Pastaj nuk bën të qartë se sa do të vazhdojë vaksina me popullatën që për atë duhet të niste. Se u vaksinuar Rama e shpëtoi dhe ne të gëzojmë, kjo nuk ka vend. Pse nuk e sulmon Serbia BE? Ajo e ka filluar që kur vaksinimin. Ne nuk po krahasohemi dot me vendet ngjitur. Maqedonia po ashtu e ka siguruar më para. Për ca të gëzojnë shqiptarët sot se e mori vaksinën Edi Rama",

"Vaksinimi ka në themel jetën e mbrojtjes së qytetarëve dhe për këtë duhet dal me plan serioz dhe me përgjegjësi për të mbrojtur në radhë të parë qytetarët dhe pastaj për të ardhur me pjesën tjetër, me mjeket me të drejtë dhe pastaj me policët  e më pas të moshuarit", tha Salianji.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.