Tirana
broken clouds
18.5 ° C
18.5 °
18.5 °
77 %
1kmh
65 %
Mar
27 °
Mër
25 °
Enj
24 °
Pre
25 °
Sht
19 °
E martë, 21 Shtator, 2021
spot_img

Vaksina anti-Covid, ekpseri i qeverisë së SHBA tregon efektet ‘anësore’: Do ndjeni sikur keni ftohtë, ethet do zgjasin …

spot_img

Lajme të ngjashëm

4bf2bcf8e7d514edd9849286842b9e21

Dr. Anthony Fauci, eksperti i qeverisë ameerikane për sëmundjet infektive ka treguar disa efekte anësore që do të lërë vaksina anti-Covid te personat që do ta bëjnë atë.

Sipas asaj që raportojnë mediat amerikane, Fauci i ka quajtur efektet anësore të vaksinës si “të lehta”.

“Disa nuk ndjejnë asgjë, të tjerë ndiejnë një dhimbje në krah. Disa mund të ndiejnë një dhimbje në krah dhe një lloj ndjesie sikur kanë ftohtë, pothuajse sikur të keni grip, dhe një pakicë njerëzish kanë ethe. Ju në të vërtetë do të keni ethe për një ditë”, ka thënë ai.

Eksperti më i lartë i SHBA thotë se këto efekte anësore të lehta shkaktohen pasi trupi reagon ndaj injeksionit. Por ai ka apeluar që njerëzit të mos shqetësohen sepse efektet zhduken pas 24 ose 48 orësh. Fauci ëhstë shprehur se është më mirë që njerëzit të dinë këto efekte.

“Ajo që trupi po ju thotë nga ajo përgjigje, është se po i përgjigjet mirë injeksionit”, u shpreh Dr. Anthony Fauci, eksperti i qeverisë ameerikane për sëmundjet infektive.

Më shumë

spot_img