Vaksina anti-COVID e prodhuar nga India, flet kryeministri vendas: Do të shpërndahet në të gjithë botën

Publikuar tek: bota, më 22:39 26-09-2020 Vaksina anti-COVID e prodhuar nga India, flet kryeministri vendas: Do të shpërndahet në të gjithë botën

Kryeministri indian Narendra Modi deklaroi para Kombeve të Bashkuara se vaksina anti-COVID e prodhuar nga India do të shpërndahet në të gjithë botën.

“Si vendi më i madh i prodhimit të vaksinave në botë, unë dua ta siguroj komunitetin global, prodhimi dhe shpërndarja e vaksinave në Indi, do të përdoret për të ndihmuar gjithë njerëzimin në luftën kundër kësaj krize”, ka deklaruar Modi”.

Ai tha se vaksina e prodhuar nga India është në fazën e tretë të testimit. Sipas tij, provat në shkallë të gjerë konsideruan standardin e lartë në përcaktimin e sigurisë dhe efikasitetit dhe do t’i ndihmonte të gjitha shtetet në rritjen e kapaciteteve dhe shpërndarjet e vaksinave.

Ndërkohë, sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, ka bërë presion lidhur me një “vaksinë popullore”, e cila është e disponueshme dhe e përballueshme kudo, dhe deklaroi se disa vende po bëjnë marrëveshje anësore për popullsinë e tyre, shkruan Reuters.

“Një vaksinim i tillë jo vetëm që është i padrejtë, por edhe vetshkatërrues. Askush nga ne nuk është i sigurt derisa të gjithë të jemi të sigurt. Të gjithë e dinë këtë”, tha ai në Asamblenë e Përgjithshme.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Krim në familje, 18-vjeçarja shqiptare vret të atin në Zvicër (EMRAT-FOTO)
Gjykatësja Ginsburg, e para grua që nderohet me homazhe shtetërore në Kongresin amerikan »
Article Logic
Execution time: 0.011478900909424
array(1) { ["section"]=> string(108) "vaksina-anti-covid-e-prodhuar-nga-india-flet-kryeministri-vendas-do-te-shperndahet-ne-te-gjithe-boten-221795" }