Tirana
overcast clouds
34.5 ° C
34.5 °
34.5 °
23 %
3.6kmh
90 %
Enj
34 °
Pre
32 °
Sht
35 °
Die
38 °
Hën
39 °
E enjte, 5 Gusht, 2021

Vakancat për prokuror në SPAK, KLP njofton kandidatët për intervistë (EMRAT)

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Këshillli i Lartë i Prokurorisë ka njoftuar kandidatët për prokuror në Prokurorinë e Posaçme, për t’u paraqitur nesër për intervistë.

KLP shpalli më 18 maj dy vakanca për ngritjen në detyrë të prokurorëve në Prokurorinë e Posaçme, ndërsa  dy kandidatët të cilët shprehën interes për këto vakanca janë: Adnan Xholi dhe Dorina  Bejko.

Sipas njoftimit secili kandidat do të intervistohet për rreth 30 minuta.

Njoftim i KLP:

Këshilli i Lartë i Prokurorisë, në vijim të procesit të vlerësimit të kandidatëve për prokuror në Prokurorinë e Posaçme, njofton se në datën 23.07.202, tek Poli i Drejtësisë, duke filluar nga ora 9.00, do të zhvillohen intervistat me kandidatët.

Me datë 18.05.2021, KLP ka shpallur dy vakanca për ngritjen në detyrë të prokurorëve në Prokurorinë e Posaçme. Brenda afatit të përcaktuar , kanë shprehur interes dy kandidatët z. Adnan Xholi dhe znj. Dorina Bejko.

Pas verifikimit të plotësimit të kushteve ligjore nga ana e Komisionit të Posaçëm për ngritjen në detyrë si prokurorë në SPAK, Këshilli miratoi me vendim nr.195, datë 09.06.2021, listën e kandidatëve që plotësojnë kushtet ligjore dhe mund të vazhdojnë procesin e vlerësimit e kritereve të posaçme etike dhe profesionale si më poshtë:

-Adnan Xholi

-Dorina Bejko

Intervistat do të zgjasin rreth 30 minuta për secilin kandidat dhe do të regjistrohen me audio dhe video.

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img