Tirana
broken clouds
15.5 ° C
15.5 °
15.5 °
72 %
4.6kmh
75 %
Hën
14 °
Mar
8 °
Mër
10 °
Enj
13 °
Pre
12 °
E diel, 28 Nëntor, 2021
spot_img

Vakancat në Gjykatën Kushtetuese, Këshilli i Emërimeve në Drejtësi pranon kandidimin e Ervin Karamuços

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi (KED) ka pranuar kandidimin e Ervin Karamuços për vendin vakant në Gjykatën Kushtetuese. Karamuço kandidon për vendin vakant pas largimit të Vitore Tushës dhe pas shkarkimit të gjyqtarit Fatmir Hoxha.

Sipas njoftimit për mediet KED bën dije se ka vendosur: “lejimin e kandidimit dhe vijimin e procedurës së vlerësimit, pikëzimit dhe renditjes të kandidatëve për gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese të Z. Ervin Karamuço, për vendin vakant të Zj. Vitore Tusha dhe Z. Fatmir Hoxha”.

Më pas kandidatura e tij do të vlerësohet nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi. Ndërkohë pritet që më tej të zyrtarizohen edhe emra të tjerë të kandidatëve potencialë për plotësimin e këtyre vendeve vakante.

Ndërsa është vendosur ndalimi i kandidimit për Zhaklina Peton dhe Helena Papën, pasi sipas KED kanë mangësi në plotësimin e kushteve të parashikuara nga Kushtetuta dhe ligji.

KED ka për detyrë që të kontrollojë dhe të rendisë listën e kandidatëve për Gjykatën Kushtetuese dhe më pas t’ia kalojë Presidentit dhe Kuvendit për Emërim.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img