Tirana
clear sky
20.5 ° C
20.5 °
20.5 °
83 %
1.5kmh
0 %
Mër
37 °
Enj
37 °
Pre
37 °
Sht
33 °
Die
32 °
E mërkurë, 23 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Vajzës i heqin KEMP-in pas 17 vitesh dhe i kërkojnë të kthejë 4 milionë lekë, shkak gabimi i punonjëses

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Një 17-vjeçareje që trajtohet me KEMP prej vitesh, por që muajt e fundit i është ndërprerë. 17-vjeçarja Fiorentina vuan nga hidrocefalia, epilepsia dhe ka edhe statusin e të verbrit.

Nëna e saj, Kozeta, tregon se vajza nuk flet dhe nuk është e aftë për asgjë. Që kur ishte 9 muajshe, vajza ka marrë KEMP për 17 vite me radhë. Por në muajin Tetor i është shkëputur dhe nuk ka marrë asnjë përgjigje. Nënës i është thënë vetëm që duhet ta çojë të bijën në KEMP epror. Prej 6 muajsh, nuk merr as kujdestari dhe as KEMP.

“Kam vajzën të sëmurë që 9-muajshe, Fiorentina Cara. Atë e kam shtruar për një temperaturë, aty ajo pësoi ujë në kokë më thanë doktorët. E kam operaruar që 9-muajshe. Epikriza e vajzës hidrocefali, epilepsi meningjiti. Kjo nuk është e zonja për asnjë gjë. Për të ngrënë, i jap unë për të ngrënë, për ta ndërruar e ndërroj unë. Vajza sot është 17 për 18 vjeçe. Që 9-muajshe vajza ime ka marrë KEMP. Edhe unë kam marrë kujdestarinë e vajzës. Vajza është grupi i parë. Që në Tetor kjo nuk ka marrë KEMP-in edhe kujdestarinë.

Shkoj te Njësia Nr.3 nuk më japin përgjigje, nuk e përfiton vajza. Po se ku është problemi as unë nuk e di. Këta thonë tani që do ta hedhësh në KEMP-in epror. Pse duhet ta hedh në KEMP-in epror kur vajza ime e ka marrë që 9-muajshe. Kam 6 muaj që nuk e kam marrë. Vajza ka dhe statusin e të verbërve. Ka disa gjëra që kur e kap edhe sëmundja e vetë ajo deformohet. Mua më duhen lekët për bebelinat, për gjëra personale të vajzës”, ka thënë nëna e vajzës.

Emisioni Stop u interesua pranë Drejtorisë së Shërbimit Social, të cilët thanë se komisioni i nivelit të parë ka vendosur që të shkëputet KEMP-i, pasi mjekët e QSUT-së dhe Shërbimi i Neurokirurgjisë kanë bërë një gabim, nuk kanë shkruar para-tetraplegjik, por tetraparezë, që është gradë e lehtë.

Pavarësisht gabimit njerëzor të punonjëses, ky vendim është nul, pasi është ankimuar në Kemp Epror dhe në mbledhjen e radhës do të merret vendimi për Fiorentinën. Ne jemi rikthyer në Njësinë Administrative Numër 3, për shkak të një vendimi, që përcakton se Fiorentina ka marrë më shumë para sesa i takonin, ndaj tani familja e saj duhet të kthejë 4 milionë Lekë të vjetra, për shkak të gabimit të punonjëses.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img