
Aktori, tashmë dhe “kryeplaku” në “Ferma Vip”, Bes Kallaku ka konfirmuar ndarjen nga këngëtarja Xhensila Myrtezaj.
Gjatë një bisede me fermerët pas “prime”, ai rrëfeu se vajzën e takon shpesh, ndërsa djalin më rrallë, pasi fëmijët jetojnë më ish-bashkëshorten.
“Gocën e takoj më shpesh, djalin e shoh pak më rrallë sepse jetojnë me ish-bashkëshorten. Por mërzitem ndonjëherë se njeriut i ndodhin disa situata në jetë që nuk i ka pritur. Është pak e vështirë. E rëndësishme është që të jenë më mirë, të jemi falënderues se ndodh që nuk vlerësojmë ditët e mira”, u shpreh ai.
Ndër të tjera Besi tha se marrëdhënia me Xhensilën prej disa kohësh nuk shkonte mirë dhe se ishin bërë si të “huaj”.
“Jam në shtëpi me nusen e jemi të huaj. E rëndësishme është t’i kesh mirë më shëndet. Këtë vlerësoj. O Zot faleminderit!”, tha ai ndër të tjera.
Kujtojmë që prej kohësh në media është bërë me dije divorci mes aktorit dhe këngëtarit dhe pse çifti nuk e kishte konfirmuar ndarjen.
© Credits youtube.com/@FermaVipAlbania © Credits vizionplus.tv