Hapësire reklamuese

Aktualitet

“Vajzat në rrezik gjithkund, shteti kurrkund”, Shoqëria Civile protestë në Rrëshen pas përdhunimit të 15 vjeçares

Shkruar nga Newsbomb

Ditën e sotme Shoqëria Civile ka organizuar një protestë paqësore në Rrëshen, pas përdhunimit të një vajze të mitur nga 5 persona në Mirditë.  Marshimi i protestuesve nisi në orën 14.00, ku i pranishëm është edhe Dom Gjergj Meta, ipeshk i Dioqezës së Rrëshenit.

Protestuesit marshuan me pankartat: “vajzat në rrezik gjithkund, shteti kurrkund” , si  dhe “bashkë kundër përdhunimit”.

Ndërkohë, një tjetër marshim me patrrullën “Mos ma vrisni fëmijërinë” u njoftua se do të mbahet ditën e dielë në orën 12.00 në Sheshin “Skënderbej” në Tiranë.

Pamje nga protesta ne Rreshen

3 ditë më parë një ngjarje e rëndë u regjistrua në Mirditë, ku një 15 vjeçare ra pre e përdhunimit nga 5 persona. Ata akuzohen se kanë abuzuar seksualisht me të miturën për disa muaj. me radhë.

Gjykata ka dhënë dje masën e sigurisë “Arrest me burg” ndaj: Artan Kaçorri 32 vjeç , Albert Molla 27 vjeç, Ermal Tarazhi 30  vjeç, Nike Lleshi 44 vjeç, dhe A.Gj., 17 vjeç.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu