Tirana
broken clouds
18.5 ° C
18.5 °
18.5 °
100 %
1kmh
75 %
Die
28 °
Hën
27 °
Mar
26 °
Mër
25 °
Enj
24 °
E diel, 19 Shtator, 2021
spot_img

Vajza u ABUZUA nga profesori dhe polici ku shkoi ta denoncojë, por shikoni çfarë LEKSIONI na jep KOSOVA

spot_img

Lajme të ngjashëm

64e5c53f3332936ea4b7fcb7243e6d24

Dy raste të abuzimit seksual me vajza të mitura kanë tronditur Shqipërinë, njëri rast i shënuar në Drenas të Kosovës dhe rasti tjetër në Kavajë.

Në Kosovë bëri bujë rasti i 16-vjeçares, e cila i ishte drejtuar policisë për të denoncuar profesorin e saj që kishte abuzuar me të.

Fatkeqësisht vajza jo vetëm që nuk ka gjetur ndihmë, por është bërë viktimë e hetuesit policor që mori përsipër çështjen, i cili e la shtatzënë dhe e detyroi të abortonte.

Duke marrë shkas nga kjo ngjarje tronditëse e gjithë Kosova është ngritur në protestë me pankarta në duar për t’i thënë jo përdhunimit.

Ky është një shembull që na japin shqiptarët e Kosovës, ndërkohë që në Kavajë një vajzë e mitur u përdhunua dhe u kërcënua nga 7 djem që prej muajit tetor dhe qytetarët sillen sikur nuk ka ndodhur asgjë.

Ndryshimi vihet re edhe në instancat shtetërore, të cilat në Kosovë kanë reaguar menjëherë sapo u informuan për këtë skandal.

Ndërkohë që në Shqipëri politikanët mundohen që t’ia hedhin fajin njëri-tjetrit, akuzojnë herë opozitën, herë mazhorancën dhe herë median, kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka falenderuar autoritetet dhe të gjithë ata që janë ngritur kundër këtij skandali.

Gjithashtu një heshtje e pafalshme në Shqipëri është edhe ajo e shoqatave për mbrojtjen e femrave dhe kundër dhunës, të cilat në këto raste duhet të japin mesazhe të forta sensibilizuese.

hygfjk.jpg

gh.jpg

Lexo edhe:

Nuk ka lajme të lidhura për këtë lajm

Më shumë

spot_img