Hapësire reklamuese

Aktualitet

Vajza sulmohet nga maniaku në qendër të Tiranës, ndërhyn policia

Shkruar nga Newsbomb

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në qendër të Tiranës, ku një vajzë ka rënë pre e një sulmi nga një person i dyshimtë.

Ndonëse jo zyrtarisht, mësohet se vajza është sulmuar nga maniak i cili i është hedhur sipër, dhe falë ndërhyrjes së policisë, incidenti nuk është përshkallëzuar.

Efektivët e policisë nuk kanë lejuar kalimtarët të filmojnë momentin e arrestimit të agresorit, gjithsesi një foto ka mbërritur në redaksinë tonë. Në foto shihen dy policë teksa mbajnë të shtrirë në tokë personin në fjalë, ndërsa një efektiv i veshur civil vrapon drejt kalimtarit që ka bërë foton.

Agresori është shoqëruar me shpejtësi drejt komisariatit.

Ndërhyrja e policisë ka qenë e menjëhershme edhe për faktin se në këtë zonë ka një prezencë të madhe të policisë për shkak të zhvillimit të punimeve të Asamblesë Parlamentare të NATO-s. 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu