Tirana
clear sky
12.5 ° C
12.5 °
12.5 °
58 %
0.5kmh
0 %
Enj
24 °
Pre
24 °
Sht
28 °
Die
30 °
Hën
29 °
E enjte, 23 Shtator, 2021
spot_img

Vajza nga Tirana takon djalin që njohu në Facebook, i ndodh e papritura

spot_img

Lajme të ngjashëm

Takimi i parë me një djalë që kishte njohur në Facebook ka rezultuar tejet i hidhur për një vajzë në Tiranë. Vetëm pak minuta pasi ishin takuar e reja është mashtruar nga shoku i saj, i cili i ka marrë telefonin celular dhe është larguar pa gjurmë.

Gjykata e Tiranës ka dënuar me 100 mijë lekë gjobë të pandehuri Redi H., si autor të kësaj ngjarjeje. Ai u fajësua për “mashtrim”. Sipas vendimit të gjykatës, të siguruar nga gazeta “Panorama” kallëzuesja është njohur në rrjetin social Facebook me të pandehurin Redi H.

Me datën 03.02.2017, rreth orës 22.00, i pandehuri e ka ftuar atë për të pirë kafe. Vajza ka pranuar ftesën, por ka shkuar e shoqëruar nga një mikeshë e saj.

Ata janë takuar të tre në vendin e paracaktuar. Pasi kanë biseduar për pak minuta, i pandehuri Redi H. i ka kërkuar të dëmtuarës telefonin e saj, me preteksin se do të telefononte dhe bisedonte me nënën e tij, që e kishte lënë të sëmurë.

Ai ka pohuar se telefoni i tij i kishte humbur atë ditë. E dëmtuara i ka dhënë telefonin të pandehurit, i cili duke folur në telefon ka dalë jashtë lokalit.

E dëmtuara fillimisht ka parë të pandehurin duke folur në telefon para hyrjes së lokalit ku ata ishin ulur për kafe, shkruan Panorama.

Më pas ajo ka vënë re se ai ishte larguar, duke i marrë dhe telefonin dhe pa i thënë asaj që po largohej. Kur nuk e ka parë të pandehurin rrotull lokalit, e dëmtuara ka telefonuar në numrin e saj përmes telefonit të mikeshës që kishte në tavolinë.

Pas thirrjeve telefonike të kryera me telefonin e shoqes së saj, e dëmtuara ka dalluar faktin nëse telefoni i saj ishte në gjendje të fikur.

E gjendur në këtë situatë, ajo është përpjekur ta kontaktojë në facebook të pandehurin, por nuk ka marrë përgjigje prej tij.

Në këto kushte ajo i është drejtuar policisë ku ka kallëzuar të pandehurin për vjedhjen me anë të mashtrimit të telefonit të markës “General Mobile”,  së bashku me kartën sim të kompanisë celulare.

Më shumë

spot_img