Hapësire reklamuese

Politikë

Vajza nga familja e persekutuar i kërkon llogari Berishës: Mos ma hiqni mikrofonin. Ish-kryeminstri: Të pres në Tiranë për të folur për…

Shkruar nga Newsbomb
Vajza nga familja e persekutuar i kërkon llogari Berishës: Mos ma

Ish-kryeministri Sali Berisha ka mbajtur këtë të premte foltoren qytetin e Shkodrës ku është pritur nga qindra simpaztizantë demokratë.

Pas përfundimit të fjalimit të Berishës, fjalën e mori Stela Karafili, një vajzë e re nga Shkodra që rrjedh nga një familje e persekutuar nga regjimi komunist, duke ngritur shqetësimin e saj për të pagjeturit e zhdukur nga diktatura.

Ajo e pyeti Berishën se përse në vendin tonë ende nuk ka një ligj për të lejuar kërkimin dhe gjetjen e eshtrave të personave që u vranë dhe u zhdukën nga regjimi komunist.

Nisur nga shqetësimi i vajzës, Berisha i ka lënë një takim në Tiranë për të diskutuar më gjerësisht, por Stela është larguar nga salla, pasi demokratët e tjerë i kanë ndërprerë fjalën. 

Stela Karafili: Kam një prej ardhje prej një familje të persekutuar. Po flas edhe në emër të diasporës se nuk jetoj në Shqipëri. Meqë vetë ju keni nevojë për diasporën. Ju rreshtuar vlerat e PD. Dua t’ju kujtoj se statuti i PD-së në nenet e para thotë që do merret me dekomunistizimin. Sali Berisha sa anti komunist ka qenë në këto 30 vite. Se unë si familje e persekutuar po merrem me çështjen e gjyshit tim. Baba im edhe pse ka dhënë kontribute në PD për 25 vite. Gjyshi im i persekutuar, rezulton akoma si kriminel. Kemi disa probleme me ligjet. Familjet e persekutuar kanë shumë probleme edhe me këstet dhe me ligjet parciale. Në 45 vite Komunizëm janë shkelë të drejtat e popullsisë. Janë terrorizuar, por realisht si nga PD dhe nga PS, por PD pretendon se ka sjellë pluralizëm në Shqipëri si ka mundësi që akoma familjarëve të presekutuarëve nuk ekzistojnë ligje për të gjetur eshtrat e familjarëve tonë? Si është e mundur zoti Berisha?”

Sali Berisha: Shqetësimi juaj është shumë i drejtë por unë do u paraqes së ç’ka bërë Berisha në këtë drejtim. Në vitin 1995, PD ishte partia e parë në Europën ish komuniste që miratoi ligjin e dënimit të genocidit komunist të regjimit të Enver Hoxhës. 10 vite pas nesh ka miratuar Polonia. Janë dënuar 73 eksponentë. Komunizmi si numër viktimash i ka më të mëdha se nazizmi. Së paku 100 milion dhe thotë të tjerë që ka shkuar edhe 200 milionë. Nëse për nazizmin u organizua Gjykata Ndërkombëtare. Për fat të keq me komunizmin kjo nuk ndodhi ndërkombëtarisht. Se kishte bërë askush këtë ligj. Se diktaturë si kjo në Shqipëri nuk ka pasur kurrkund në Europë. Përcaktuam dëmshpërblim. Por me një dekret u shkri policia sekrete e Enver Hoxhës. U përpoqëm me një seri masash. Përcaktuam masa të tjera për dëmshpërblimin dhe njohjen e dëmit që u është bërë të burgosurve të përndjekurve politik. Përcaktuam vlerën 18.5 dollar për një ditë pune. Shpërblim. Asnjë vend tjetër nuk e ka kaq të lartë. Në tërësi janë bërë dëmshpërblimet. Qeveria socialiste në 97’ i nxori nga burgu ata që ishin dënuar dhe i dëmshpërbleu. Në 2006 riktheva ligjin dhe na e rrëzoi Gjykata Kushtetuese.”

Stela Karafili: Jam fëmijë i viteve 90’, dhe e di shumë mirë të mos kesh mundësi të shkosh në shkollë për shkak të pandave. Ky sistem ka gjeneruar breza që nuk dinë të shkruajnë. Nëse nuk zbatojnë ligjet del se nuk zbatohen. Ju duhet të filloni duke marrë me krimet e komunizmit që të keni vërtetësi si Parti Demokratike.

Sali Berisha: U krijua edhe instituti i Krimeve të Komunizmit.

E ndërsa Stela Karafili tentonte te fliste, demokratët e pranishëm në sallë kanë kërkuar që t’i ndërpritet fjala pasi dëshironin që të flisnin edhe ata.

E reja është ndier e pa respektuar dhe kështu u detyrua që të hiqte mikrofonin dhe të largohej.

Stela Karafili: Njerëzit kanë pak probleme edhe me termin e Demokracisë.

Sali Berisha: Shumë të drejtë.

Stela Karafili: Duhet ju Berisha dhe të gjithë të pranishmit ti mbushni mendjen diasporës të vijë në Shqipëri dhe të rimëkëmbin ekonominë dhe jo t’ja hiqni mikrofonin.

Zëdhënësja e Berishës: Do ju lëmë një takim me doktorin dhe mund të flasësh.

Sali Berisha: Jam i gatshëm të të pres në Tiranë dhe të diskutojmë gjerësisht me ty.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll