Deputeti i Partisë Demokratike Agron Gjekmarkaj ka folur edhe një herë për protestën e dhunshme të 8 janarit duke e quajtur ditë tragjike.
Gjekmarkaj tha se policia është vonuar të ndërhyjë, teksa tha se fatmirësisht nuk pati viktima nga ajo protestë e dhunshme.
“Data e 8 janarit ishte tragjike. Vajza me telefonoi e alarmuar, pasi i ati i saj ishte i rrethuar nga një grup njerëzish agresiv. Është një ditë që do lërë shenjë te ne. E vërtet që dikush mbylli dyer, por mos harrojmë dhe kërcënimet që na vinin.
Deputetët nuk kishin frikë për jetën, por kishin zhgënjim sesi po përdoreshin njerëzit dhe kolegët kundër kolegëve.
Policia ka ndërhyrë 1 orë me vonesë edhe duhet shumë që ky ka qenë një skenar i qeverisë dhe nuk kishte nevojë të priste aq shumë që të ndërhyjë. Policia duhet të ndërhynte që kur u shfaq dhuna. Kam përshtypjen që nëqoftë se do të zgjatej ndërhyrja me 5 apo 10 minuta mund të ndodhte një kasaphanë dhe mund të kishte arkivole në selinë e PD-së” tha Gjerkmarkaj për “Frontline” në “news24”.