Hapësire reklamuese

Aktualitet

Vajza lë Amerikën për të jetuar me nënën e saj: Dua ti ndajmë këto ditë bashkë (Video)

Shkruar nga Newsbomb

Kur jemi të vegjël ëndërrojmë të rritemi sa më shpejt, më pas rendim të rritemi profesionalisht, vjen koha martohemi, fokusohemi tek rritja e fëmijëvë, në këtë shoqëri të nxitimit koha ndal për ata, të moshuarit.

Ditën e tyre e zgjasin mendimet e moshës, ndonjëherë edhe vështirësitë ekonomike, por më së shumti mungesa e të dashurve që nuk i kanë pranë. Në studion e rubrikës “Ka një mesazh për ty” në Tv Klan ishte Pranvera, e cila ka ardhur nga Florida, Amerikë.

Pranvera, rrëfeu historinë e jetës së saj, për familjen, sesi emigroi në Amerikë dhe pse ka ardhur në Shqipëri.

“Jemi tre fëmijë, dy vëllezër dhe unë. Kemi dy prindër të mrekullueshëm. Vëllezërit emigruan në Amerikë dhe mbeta vetëm unë me prindërit, secili në shtëpi të vet, por isha pranë tyre. Pas 5 vitesh më del lotaria për në Amerikë, dhe nuk dija si t’ja thoja babait. E kisha shok dhe baba dhe e dija sesa e vuante largimin e vëllezërve, por ja thashë që më ka dalë lotaria dhe ai më tha, ndiq fatin tënd, por mos harro nga ke lindur”.

Kjo histori ka ndodhur para 15 vitesh. Pas 5 muajsh në Amerikë Pranvera, erdhi për të parë prindërit.

“E pashë babain të mërzitur, por kurrë nuk më tha asnjë gjë. Ata jetonin vetëm, shkonte shpesh vajza ime e voglë që studionet këtu. Kur isha andej, flisja përditë më babain tim edhe pse isha në emigrim. Një ditë më thonë nëna, që babai nuk shikonte më. E pyeta si është puna dhe më tha që nuk e dinte, por kishtë probleme me shëndetin. Vitet kaluan dhe vajza ime e vogël erdhi në Amerikë dhe prindërit e mi mbetën disi vetëm. Vajza ime e madhe u kthye në Shqipëri dhe fëmijët e saj i sollën prindërve të mi hare, gëzim që të gjithë gjyshërit e duan. Por një ditë babai i thotë vajzës sime që të shkonte të jetonte me ata duke i kujtuar një shprehje që vajza ime ja thoshte kur ishte e vogël, “Gjysh me mbaj në kurriz se u lodha dhe kur të bëhesh ti i vogël do të mabj unë”.

Këto fjalë e prekën Dorinën dhe ai shkoi të jetonte me gjyshërit, së bashku me familjen e saj, bashkëshortin dhe tre fëmijët.

“Vjaza ime Dorina, nuk i hezitoi fjalëve të gjyshit dhe u shpërngul tek shtëpia e prindërve të mi me një dashamirësi dhe kishte gjithë mbështetjen e bashkëshortit të saj”.

Për të jetuar me gjyshin ajo la një shtëpi më të madhe dhe me kushte më të mira vetëm për të jetuar me ata.

“Pas 5 muajsh që Dorina u shpërngul tek babai ai ndërroi jetë. Dorina u kujdes për nnënë time, i dha dashuri dhe respekt gjatë gjithë kohës. Dhe unë e falenderoj me zemër dhe ja kam borxh gjithë jetën”.

Dhëndri ka shkuar tek gjyshërit e nuses dhe kjo ndodh shumë rrallë.

“Vitet po kalonin dhe vëllezërit u rehatuan, pasi mamaja nuk ishte më vetëm sepse kishte pranë mbesën dhe fëmijët e vegjël. E morëm nënën në Amerikë dhe e kemi lutur që të rrijë, por ajo nuk pranon. “Këtu më ka lanë burri dhe nuk lëviz”. Kam ardhur të hy mik që nëna të vijë dhe të jetojë me mua, pasi ka ardhur koha që Dorina të jetë vetëm me familjen e saj. Ajo është një vajzë shumë e thjeshtë dhe e dashur.Këtë që ka bërë për gjyshen e vet e ka bërë me shpirt”, u shpreh zonja Pranvera.

Ardit Gjebrea: Ju jetoni në Amerikë, do vazhdoni të jetoni më atje?

Zonja Pranvera, tha se ajo ka menduar të  shpëngulet, në Shqipëri në mënyrë që të rrijë me nënë e saj, dhe vajza të rrijë me familjen.

I pyetur nga zoti Ardit Gjebrea nëse Dorina do të largohet, zonja Pranvera tha se e ka të vështirë po fëmijët janë rritur tashmë.

Zonja Sadete mori një ftesë për të qenë pjesë e “Ka një mesazh për ty”.

Pranavera: Mami mendon se mund të jetën mbesat e saj dhe nuk i shkon në mendje se mund të jem unë.

Ardit Gjebrea: Që në mëngjes më ka ardhur një mesazh që zonja Sadete nuk do vinte, dhe mu desh të bëja disa telefonata.

Në studio, mbërriti jo vetëm Zonja Sadete, por edhe Dorina me dy fëmijët e saj binjakë. Në ekran u shfaq zonja Pranvera, e cila u kërkoi ndjesë që i ka sjellë vërdallë dhe dha mesazhin e saj.

“Jam këtu për dy mesazhe dhe të parin mesazh e kam për ty mami: Dua të vish dhe të jetosh me mua dhe ti ndajmë këto ditë, por mund të kemi dhe shumë vite bashkë, këto gjëra që si kemi thënë dhe ta shikojmë njëra tjetrën në sy dhe ta shpenzojmë këtë kohë të bukur që ka ngelur. Se tani u plaka dhe unë. Ky është mesazh i parë, mendoje dhe njëherë dua të vish dhe të jetosh me mua. E di dhe që vëllezërit të kanë lutur, por ke vendosur të mos rrish jashtë Shqipërisë, por të rrish këtu dhe unë jam këtu për vetën time, për fëmijët e mi, por edhe për ty. Ka ardhur momenti që Doriana të shikojë familjen e saj, por edhe ta falenderoj atë dhe bashkëshorin e saj”, tha Pranvera. Dhe mesazhi tjetër ishte për vajzën dhe nipërit e saj.

Zonja Sadete, tha se ka dy djem dhe një vajzë dhe kjo e fundit është si drita e diellit që ndrit gjithë dynjanë.

“Fati desh që ajo të largohej në një shtet tjetër, të largohej nga unë. Mosha jonë do bëjë siç thonë fëmijët, pasi ata duan që të na kenë afër dhe të çmallen. Me atë do vdes (Pranverën)”.

Zonja Sadete tha se do shkojë të jetojë më vajzën e saj, Pranverën.

Një dorë e zgjatur sot, mund të shpërblehet me një sup për t’u mbështetur nesër. Brezat mund të “përplasen” për ide, por pa ndihmën e njëri – tjetrit nuk mund të ecin përpara. Dorina është një shembull për t’u admiruar për përkujdesin e treguar ndaj gjyshërve të saj./ Tv Klan

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu