Mjekja gjinekologe Anika Dokle e cila ka shprehur shpeshherë tone kritike ndaj mënyrës sesi menaxhohet sistemi shëndetësor në vendin tonë, dalë sërish publikisht për të kundërshtuar ata që e quajnë si kritike vetëm sepse nuk u shpërblye me post.
Mjekja e cila është vajza e deputetit veteran të Parlamentit shqiptar, Namik Dokle, ka thënë se nuk ka pritur kurrë asgjë nga Rilindja dhe aq më pak, nuk frikësohet nga testimi i mjekëve.
“O mjerane!!!
Qe mendoni se me qendrimet e mia kritike ndaj situates aktuale ne Shendetesi, tregoj se “tutem” nga TESTIMI dhe se kam pakenaqesi qe Rilindja nuk me “dhuroi” nje funksion te larte shteteror!
-Jam testuar dhe testohem perdite ne Universitete Prestigjioze te Europes, nepermjet seminareve, kurseve, publikimeve, referimeve etj. etj. (nese keni interes t’i shihni te gjitha keto, me thoni!).
-“Testimin” me te madh e kam perdite me nenat, grate dhe femijet e tyre. U sherbej me devotshmeri dhe pse natyrshem ndonje pakenaqesi mund ta kene, se kaq e kemi takatin. Nuk jemi supernjerez!
-Nuk kam pritur Rilindjen te me dhuroje gje! Ndryshe nga ju qe strukeshit skutave dhe dolet ne drite, pasi Rilindja mori pushtetin, une me endrren per te ndryshuar gjerat, e kam ndjekur dhe do ta ndjek nga pas. Por jo me ju, pazarlinj te rendomte!! -Kur merreni me jeten time private, dilni me emrat tuaj reale dhe flisni! Mos shpifni, se balten PLANTACION ma beni!!! -Nuk kam ndermend te merrem me politike! Por nuk do te hesht para asnje marrezie qe rendon jeten time se paku, se per tuajen, aq me ben!!!”
Më parë, mjekja mjaft e vlerësuar kishte kritikuar pyetjet potenciale në testimin për mjekët, dhe mungesën e ilaçeve dhe pjesës tjetër material në spitalet tona.