Hapësire reklamuese

Bota

Vajza e Bill Gates merr vaksinën anti-Covid, ja çfarë thotë për teoritë konspirative

Shkruar nga Newsbomb

Vajza e Bill Gates, Jennifer K. Gates ka marrë vaksinën anti-Covid.

Shumë teori konspirative kanë thënë se babai i saj do të kishte kontroll të trurit nëse vaksinohesh.

Ajo ka bërë vaksinën dhe e ka shpërndarë në rrjetet sociale.

“Fatkeqësisht vaksina nuk e implantoi babanë tim gjenial në trurin tim, sikur ajo të kishte atë fuqi”,- shkroi ajo.

Jennifer Gates iu bëri thirrje të gjithë qytetarëve që të vaksinohen pasi sa më shumë njerëz që të imunizohen, aq më të sigurta do të jenë komunitetet tona.

“Si një studente e mjekësisë dhe një mjeke aspiruese, unë jam mirënjohëse që do të më japë mbrojtje dhe siguri për praktikën time të ardhshme. Unë do t’i nxis të gjithë të lexojnë më shumë dhe ta konsiderojnë fuqishëm për veten dhe familjet tuaja kur t’ju ofrohet opsioni. Sa më shumë njerëzit që imunizohen, aq më të sigurta janë komunitetet tona për të gjithë”, shkruante ajo në Instagram.

Sondazh

Poll