Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Vajza 3 vjeçe humbi jetën në spital, merren në pyetje dy mjekët e Elbasanit (EMRAT)

Shkruar nga Newsbomb
Vajza 3 vjeçe humbi jetën në spital, merren në pyetje dy

Janë marrë në pyetje dy mjekët e Elbasanit në lidhje me ngjarjen e rëndë që u shënua ditën e djeshme në Elbasan, ku humbi jetën një vajzë 3-vjeçe, pasi u paraqit në spital me temperaturë të lartë.

Bëhet me dije se mjekët që janë marrë në pyetje janë Mira Karaj dhe Gentian Alla. Burime për media bëjnë me dije se ka nisur edhe një procedim penal për mjekët në fjalë.

Policia njofton se mjeku Alla u procedua penalisht për veprën penale “Neglizhenca në trajtimin mjekësor”.

"Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan u procedua penalisht për veprën penale “Neglizhenca në trajtimin mjekësor”, shtetasi G. A., 47 vjeç, banues në Elbasan, me detyrë mjek në Spitalin Rajonal Elbasan, pasi ditën e djeshme është dërguar në spital, në gjendje të rëndë për jetën, një shtetase e mitur 3 vjeçe, e cila pas disa orësh dyshohet se ka ndërruar jetë për shkak të neglizhencës në trajtimin mjekësor" njofton policia.

Kujtojmë se babai i vogëlushes së ndjerë ditën e djeshme tha se vajza kishte 9 ditë që ishte sëmurë dhe se i kishin bërë vizitë pak ditë më parë dhe mjekët i kishin thënë se është virozë dhe për këtë i kishin dhënë ilaçe.

Por gjendje u vajzës u përkeqësuar, ndërsa prindërit e kishin  çuar vajzën në spital me buzën e nxirë, ku më pas humbi edhe jetën.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll