Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Bota

Vajza 3 vjeçe bie nga 10 metra lartësi, dërgohet në spital me helikopter

Shkruar nga Newsbomb
Ilustruese

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Sestri Levante të Xhenovës, Itali.

Një 3-vjeçare shqiptare ka rënë nga kati i tretë i pallatit (9-10 metra) dhe ka pësuar lëndime në trup.

Ajo ka mbetur pa frymë, por fatmirësisht u dërgua shpejt me helikopter drejt spitalit. Nën kujdesin dhe punën intensive të mjekëve, vajza filloi përsëri të marrë frymë. 

Në momentin e incidentit, ajo gjendej në shtëpi me vëllain e vogël dhe një kushëri 13-vjeçar. Sipas rrëfimit të kushëririt, tre fëmijët ishin duke luajtur kur vajza e vogël u ngjit në një karrige dhe më pas ra.

Karabinierët sqaruan se tre fëmijët kishin mbetur vetëm pasi tezja e tyre ishte larguar pasi do të dilte në një komision, shkruan “TGCom”.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll