Tirana
clear sky
8.5 ° C
8.5 °
8.5 °
93 %
1.5kmh
0 %
Pre
11 °
Sht
16 °
Die
13 °
Hën
15 °
Mar
16 °
E premte, 2 Dhjetor, 2022

Vajza 13-vjeçare shtatzënë pas abuzimit, rrëfimi i trishtë i babait kosovar: Kërkojmë drejtësi

spot_img

Lajme të ngjashëm

Babai i një 13-vjeçarje që është përdhunuar në qytetin Vitis të Kosovës ka folur për ngjarjen e rëndë.

Ai është shprehur se nga ky abuzim seksual vajza ka mbetur shtatzënë, teksa kërkon që përdhunuesi të dënohet.

“Jam babai i 5 fëmijëve, sot ndihem shumë i vrarë shpirtërisht, pasi nuk munda të kuptoj se vajza ime mbeti shtatzënë e abuzimit, pasi njëra nga vajzat vuan nga problemet e sëmundjes së kancerit. Ne tash i kemi kryer dhe shtatzënia e vajzës po shkon mirë, mjekët nuk na kanë thënë asgjë. Vajza e tretë e ka kuptuar vajzën që ka mbetur shtatzënë. Jam ndjerë keq kur e mora vesh lajmin për vajzën. Ne e dimë se kush është pasi vajza na tregoi të dhënat dhe emrin e personit i cili ka abuzuar, ai është 20 vjeç dhe është jashtë kufijve.

Policia ka bërë një kërkesë për abuzuesin, por ne po presim lindjen e fëmijës dhe të bëhet ADN- ja e fëmijës për të vërtetuar nëse ai është abuzuesi. Por ne si prindër do ta mbështesim vajzën dhe fëmijën do ta mbajmë, por kërkojmë drejtësi për ngjarjen si dhe kërkojmë të arrestohet abuzuesi”, tha ai për emisionin me “Zemër të Hapur”.

Më shumë




spot_img








spot_img