Policia e Vlorës ka bërë të mundur kapjen dhe arrestimin e Erlis Dollanin, person i shpallur në kërkim, pranë banesës së tij, për arsye se ka kanosur me armë zjarri shtetasin: M.Z. për motive të dobëta (shlyerje borxhesh) pasi ky i fundit ka shkuar në banesën e shtetasit: Erlis Dollani, për t’i kërkuar disa para që, Dollani i’a kishte borxhë.
Dollaninë momentin që pikasi ardhjen e shërbimeve të policisë, tentoi të largohej nga banesa, por u bë neutralizimi dhe kapja e tij në mënyrë të menjëhershme si dhe sekuestrimi i armës së zjarrit që mbante në duar në tentativë për të ikur.
Gjithashtu, gjatë kontrollit të ushtruar brenda në banesën e këtij shtetasi, është gjetur një sasi me lëndë narkotike prej 60 gr, e llojit “Cannabis sattiva”.
Shtetasi Ersil Dollani, është person me preçedent penal, i shpallur në kërkim për vjedhje automjetesh dhe banesash, i dënuar më parë për kanosje dhe armëmbajtje pa leje, etj.
Policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale:
– 1 armë zjarri “automatik model 56”
– 50 fishekë të kalibrit 7.62 mm,
– 2 krëhëra,
– 60 gr lëndë narkotike të llojit “Cannabis”