Hapësire reklamuese

Showbiz

Vaji i nxjerrë nga farat e shegës kuron disa sëmundje

Shkruar nga Newsbomb

Vaji i nxjerrë nga farat e shegës është një antioksidant i fuqishëm dhe përdoret për të larguar helmet nga organizmi. Në mjekësinë popullore përdoren frutat dhe lëvozhgat e tyre, lulet, farat, rrënjët dhe lëvorja e degëve dhe e rrënjëve, e cila ka shije të athët dhe erë. Shega me farat e saj të kuqe si rubin është një frut i shijshëm, por edhe shumë i vlefshëm për organizmin e njeriut.

Ajo është konsideruar si frut i fertilitetit. Lëngu i shegës përmban mesatarisht 12 % sheqer, acide organike, pektinë, Vitaminë C, etj. Lëngu dhe vaji i nxjerrë nga farat e shegës është një antioksidant i fuqishëm. Vetëm 30 minuta pas marrjes së lëngut të shegës, aktiviteti ynë rritet me 32%. Lëngu i shegës shuan etjen, nxit oreksin dhe përmirëson tretjen e ushqimeve.

Ai përdoret me sukses në sëmundjet e stomakut dhe të zorrëve, është freskues dhe mënjanon helmet e organizmit. Lëngu i shegës jep rezultate në luftimin e paraziteve që zhvillohen në zorrë. Lulet e shegës përmbajnë taninë dhe kanë veti rrudhëse e tonike, ato rekomandohen në dhimbjet e barkut, në hemorragji, në hemorroidet, si dhe për gargara të gojës, kundër ënjtjes së bajameve dhe acarimeve të mishrave të dhëmbëve.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll