Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Ushtruan dhunë ndaj familjares së tyre, procedohen dy gra në Gjirokastër

Shkruar nga Newsbomb
Ushtruan dhunë ndaj familjares së tyre, procedohen dy gra në

Policia e Gjirokastrës ka nisur procedim penal për dy gra, përkatësisht të moshës 72 vjeçe dhe 42 vjeçe, pasi kanë ushtruar dhunë psikologjike ndaj një 30-vjeçareje, e cila ishte familjare e tyre.

Nuk dihen ende detajet e ngjarjes, por uniformat blu bëjnë me dije se materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

"Policia e Gjirokastrës ka proceduar në gjendje të lirë 3 shtetas, për vepra të ndryshme penale.

Konkretisht nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetaset M. N., 72 vjeçe dhe D. N., 42 vjeçe, të dyja banuese në Gjirokastër, pasi kanë ushtruar dhunë psikologjike ndaj një 30-vjeçareje (familjare e tyre).

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme," njofton policia.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese