Hapësire reklamuese

Aktualitet

Ushtronte ilegalisht biznesin e lojërave të fatit, procedohet për të dytën herë pronari i lokalit

Shkruar nga Newsbomb

Është evidentuar sërish rasti i organizimit dhe vënies në dispozicion të lojrave të palejuara të fatit në një lokal.

Për këtë arsye është proceduar penalisht për të dytën herë pronari i lokalit, me iniciale K.M, 26 vjeç, banues në Ballsh.

Procedimi ndaj këtij shtetasi filloi pasi në subjektin e tij u konstatua një tavolinë pokeri, chipsa dhe një pako letra bixhozi.

Njoftimi i policisë Mallakastër:

Bashkëpunimi me qytetarët procedon penalisht për herë të dytë pronarin e nje lokali për "Organizim të lojrave të palejuara dhe vënia në dispozicion e lokalit për lojra të palejuara"

Në zbatim të planit të masave për evidentimin e ushtrimit dhe zhvillimit të kundraligjshëm të lojërave të fatit, nga informacionet e mara nga qytetarët, u konstatua për herë të dytë i njëjti subjekt ku zhvilloheshin lojra fati.

Nga Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Mallakastër u procedua penalisht për herë të dytë për të njëjtën vepër penale pronari i subjektit, shtetasi K.M, 26 vjeç, banues në Ballsh

Procedimi ndaj këtij shtetasi filloi pasi në subjektin e tij u konstatua një tavolinë pokeri, chipsa dhe një pako letra bixhozi.

Materialet në ngarkim të tij u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprën penale “Organizimi i llotarive të palejuara”, "Organizimi i lojrave të pa lejuara dhe vënia në dispozicion të lokalit për lojra të palejuara".

Kontrollet do të vijojnë në gjithë Qarkun Fier kundër aktivitetit të lojërave të fatit.

Policia e Shtetit falenderon qytetarët dhe fton këdo të denoncojë falas në numrin 112 ose përmes aplikacionit 'Komisariati Dixhital', çdo veprimtari të tillë të kundraligjshme.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.