Hapësire reklamuese

Aktualitet

Ushtronte aktivitetin e paligjshëm të lojërave të fatit, shpallet në kërkim pronari në Shkodër, arrestohet punëtori i tij

Shkruar nga Newsbomb
Ilustruese

Një 22 vjeçar me iniciale A.XH që punonte banakier në një lokal është arrestuar pasi në telefonin e tij janë gjetur aplikacione për të vendosur baste sportive, si dhe i janë gjetur biseda për pranimin e basteve.

Ndërkohë është shpallur në kërkim pronari i lokalit N.Xh, 30 vjeç banues në Shkodër, për veprat penale "Organizimi i lotarive të palejuara" dhe "Fshehja e të ardhurave", kryer në bashkëpunim.

Njoftimi i Policisë:

Vijojnë kontrollet për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.

Si rezultat i kontrolleve është evidentuar dhe goditur një rast i ushtrimit të paligjshëm të lojërave të fatit.

Vihet në pranga një 22-vjeçar që punonte si banakier në lokal dhe shpallet në kërkim pronari i lokalit ku ushtrohej veprimtaria e kundërligjshme.

Në vijim të kontrolle të ushtruara nga shërbimet e Policisë në qytetin e Shkodrës, për goditjen e aktivitetit të lojërave të fatit, u kap dhe u arrestua në flagrancë, për veprat penale "Organizimi i lotarive të palejuara" dhe "Fshehja e të ardhurave", kryer në bashkëpunim, shtetasi A. Xh., 22 vjeç, banues në Shkodër.

Nga kontrolli i ushtruar në lokalin në pronësi të shtetasit N. Xh., ku ky shtetas punonte si banakier, Policia gjeti në celularin e tij aplikacione për vendosjen e ndeshjeve sportive dhe biseda në të cilat ka pranuar porosi për baste sportive, si dhe një shumë parash.

Në vijim të veprimeve u bë shpallja në kërkim e shtetasit N. Xh., 30 vjeç, banues në Shkodër, për veprat penale "Organizimi i lotarive të palejuara" dhe "Fshehja e të ardhurave", kryer në bashkëpunim.

Vijon puna për kapjen e shtetasit N. Xh. dhe materialet procedurale në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.