Tirana
clear sky
33.5 ° C
33.5 °
33.5 °
36 %
4.6kmh
0 %
Die
34 °
Hën
38 °
Mar
40 °
Mër
42 °
Enj
42 °
E diel, 25 Korrik, 2021

Ushtronte aktivitetin e paligjshëm të lojërave të fatit, arrestohet 28-vjeçari në Dibër

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

98b9b3fff557ed6a35f243f14965dab0

Një 28-vjeçar ka rënë në prangat e policisë dhe një tjetër është proceduar në gjendje të lirë, pasi akuzohen për veprimtari kriminale në fushën e lojërave të fatit.

Në pranga ka rënë shtetasi J. B., 28 vjeç, banues në fshatin Shoshan, për veprat penale “Organizimi i lotarive të palejuara” dhe “Fshehja e të ardhurave”, pasi në ambientet e një lokali që kishte marrë me qira ushtronte aktivitetin e kundërligjshëm të lojërave të fatit.

28-vjeçari u arrestua pasi në ambientet e një lokali që kishte marrë me qira ushtronte aktivitetin e kundërligjshëm të lojërave të fatit.

Gjatë kontrollit në lokal u gjet dhe u sekuestrua një pajisje minigaminator, e cila shërbente për ushtrimin e lojërave të palejuara të fatit.

Gjithashtu, u procedua në gjendje të lirë pronari i lokalit, shtetasi D. M., banues në fshatin Rosujë, për veprën penale “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara”.

Njoftimi i policisë:  

Drejtoria Vendore e Policisë Kukës vijon kontrollet për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e lojërave të fatit.

Arrestohet në flagrancë 1 shtetas, procedohet në gjendje të lirë 1 tjetër.

Sekuestrohet një paisje minigaminator.

Efektikët e Drejtorisë Vendore të Policisë Kukës, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Tropojë, kanë vijuar punën për evidentimin dhe ndëshkimin e personave që  ushtrojnë aktivitetin e kundërligjshëm të lojërave të fatit, duke ushtruar kontrolle në 20 lokale.

Gjatë kontrolleve u konstatua një rast në qytetin e Bajram Currit, ku u arrestua në flagrancë shtetasi J. B., 28 vjeç, banues në fshatin Shoshan, për veprat penale “Organizimi i lotarive të palejuara” dhe “Fshehja e të ardhurave”, pasi në ambientet e një lokali që kishte marrë me qira ushtronte aktivitetin e kundërligjshëm të lojërave të fatit.

Gjatë kontrollit në lokal u gjet dhe u sekuestrua një pajisje minigaminator, e cila shërbente për ushtrimin e lojërave të palejuara të fatit.

Gjithashtu, u procedua në gjendje të lirë pronari i lokalit, shtetasi D. M., banues në fshatin Rosujë, për veprën penale “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara”.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tropojë, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Kukës do të vijojë punën për goditjen e veprimtarisë kriminale dhe në këtë kuadër kërkon bashkëpunimin e qytetarëve që të denoncojnë çdo rast të paligjshmërisë në Komisariatin Dixhital apo në numrin pa pagesë 129, duke siguruar anonimatin dhe reagim të paanshëm kundrejt shkelësve të ligjit.

Më shumë

spot_img
spot_img