Tirana
clear sky
37.5 ° C
37.5 °
37.5 °
20 %
2.1kmh
0 %
Pre
36 °
Sht
34 °
Die
34 °
Hën
35 °
Mar
36 °
E premte, 25 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Ushtronte aktivitetin e lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin, procedohet penalisht pronari i lokalit në Burrel

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Një 30-vjeçar është proceduar penalisht nga Policia e Matit pasi ushtronte aktivitetin e kundraligjshëm të lojrave të fatit.

Sipas Policisë, shtetasi U. P.,  30 vjeç, banues në Klos ushtronte këtë aktivitet në lokalin e tij në qytetin e Burrelit. Në cilësine e provës materiale uniformat blu kanë sekuestruar shtatë pajisje elektronike ku dyshohej se ushtrohej aktivitet i kundraligjshëm i lojrave të fatit.

Njoftimi i Policisë Mat:

Në vijim të punës për evidentimin dhe ndëshkimin e paligjshmërisë si dhe falë bashkëpunimit me qytetarët, është bërë e mundur që të evidentohet dhe goditet  një tjetër rast i  ushtrimit të aktivitetit të  kundraligjshëm të lojrave të fatit, dhe konkretisht shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat, në lokalin e shtetasit U. P.,   në qytetin e Burrelit, kanë gjetur  e sekuestruar 7 pajisje elektronike në gjendje pune,  ku dyshohej se ushtrohej aktivitet i kundraligjshëm i lojrave të fatit.

Në përfundim të veprimeve hetimore nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Mat,  u procedua penalisht në gjendje të lirë shtetasi U. P.,  30 vjeç, banues në Klos, për veprën  penale “Organizim i llotarive të palejuara”.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img